Ambasada Amerikane Pas BE-së edhe SHBA kërkon formimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës

Kanë kaluar dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës e gati një muaj nga certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja, por ende nuk është arritur koalicioni qeverisës LVV-LDK.

Ndërsa sot zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës, ka kërkuar që të bëhet sa më shpejtë konstituimi i Parlamentit të Kosovës dhe të formohet sa më shpejtë Qeveria.

Në njoftimin për media u tha se zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës që të ushtrojë të drejtën demokratike për të votuar si dhe për të zgjedhur udhëheqësisht. Ky është thelbi i procesit demokratik.

Lidhur me kërkimin e formimit të shpejt të Qeverisë së Kosovës ka reaguar edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinë duke thënë se ne pajtohemi me BE-në, njerëzit e Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.