Pas 6 orëve, intervistimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi vazhdon edhe nesër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hyri rreth orës 13 në Prokurorinë e Posaçme në Hagë që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

Më 24 qershor kjo prokurori publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Para se të hynte në ndërtesën e prokurorisë ai tha se ndodhet në Hagë për të respektuar “atë që kam ëndërruar dhe kam luftuar – Kosovën e pavarur, të bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri shumetnike dhe sundim të ligjit. Jam i gatshëm të përballem me këtë sfidë të re dhe të dal i suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin tim dhe shtetin tim”, tha presidenti Thaçi.

Ai ritheksoi se askush nuk mund ta rishkruajë historinë, ndërsa nënvizoi besimin e tij “në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Unë besoj në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është histori suksesi, gjë për të cilën jam shumë krenar. E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti Thaçi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.