Çlirim Gashi
02.04.2019, 8:06

Partnerët e koalicionit PAN, nuk pajtohen për përfaqësuesit në KQZ

U bë një vit që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e funksionalizoi KQZ-në, por në ditën e enjte, ai dekretoi anëtarët e KQZ-së duke e përfshirë edhe partitë si LDK dhe VV, por Thaçi ende nuk i ka dekretuar dy anëtarë të KQZ-së që përfaqësojnë koalicionin PAN.

Koalicioni qeverisës PAN (PDK, AAK, Nisma), i ka nxjerrë telashe presidentit Thaçi, pasi ata nuk po pajtohen me faktin që edhe PAN si LDK e VV, ti kenë 2 anëtarë të KQZ, pasi që kolicioni qeverisës përbëhet nga shumë parti.

Megjithatë, partitë e tjera të koalicionit qeverisës, përveq PDK-së, ata paralajmëruan që presidentin Thaçi do ta dërgojnë në kushtetuese, këtij paralajmërimi i’u bashkua edhe partia PSD.

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi për “Zërin”, konfirmoi se ne nuk heqim dorë nga vendimi që kemi marrë, që vendimin e presidentit Thaçi ta dërgojmë në Kushtetuese, madje ai tha se një gjë e tillë do të ndodhë brenda kësaj jave.

“Nuk ka ndryshim të qëndrimit të Nismës Socialdemokrate rreth kësaj çështjeje. Brenda javës e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Sherifi.