Partitë politike s’po i publikojnë donacionet – përplassje për shpenzimet e fushatës
Në këtë mbledhje u tha se subjektet politike nuk po i paraqesin donacionet dhe grantet, derisa progres ka shënuar Partia Demokratike e Kosovës. E mbledhja u shoqërua edhe me debate, ndërmjet VV-së dhe PDK-së për shpenzimet e fushatës. Përkundër aludimeve, Auditori Ymer Shatri tha se VV-ja është audituar në vitin 2019, mirëpo për shkak të […]
Në këtë mbledhje u tha se subjektet politike nuk po i paraqesin donacionet dhe grantet, derisa progres ka shënuar Partia Demokratike e Kosovës.
E mbledhja u shoqërua edhe me debate, ndërmjet VV-së dhe PDK-së për shpenzimet e fushatës.
Përkundër aludimeve, Auditori Ymer Shatri tha se VV-ja është audituar në vitin 2019, mirëpo për shkak të disa gabimeve në data nuk kanë qenë në dijeni se në cilin raport me e vendos.
Për këtë çështje ai tha se KQZ-ja ka qenë e njoftuar. E progresin më të madh, e ka shënuar PDK-ja në korrigjimin e gabimeve.
“VV-ja është audituar në vitin 2019, vec nuk kemi dit ku me e lidhë dhe në cilin raport me e dorëzuar sepse ka pasur disa gabime në data dhe në tituj, e kemi njoftuar ne KQZ-në. Koalicioni PAN nuk ka dorëzuar raport fare”.
“Partitë politike që kanë bërë progres është sidomos PDK-ja subjekti që ka bërë më së shumti korrigjime, e ka punuar shumë sidomos në mohimin e opinione, edhe me VV-në jemi të kënaqur, por me LDK-në jo shumë, AAK e vetmja parti është që ka siguruar kontabilist të certifikuar për pasqyrat financiare”.
“Problemi kryesor është që ju po e shkelni ligjin për zgjedhjet në Kosovë, në ligj thuhet se Auditori zgjidhet gjatë muajit janar për vitin përkatës, dhe auditori me shkuar në fushatë në Podujevë edhe me pa a ka shpenzime apo jo”. tha ai.
Shatri tha se subjektet politike, nuk po janë transparente karshi donacioneve.
“Partitë e mëdha kanë prezantuar donacione të shumët, por që tashmë përkrahësit kanë rënë, por nuk po i publikojnë realisht grantet dhe donacionet”.
Deputeti i VV-së Eman Rrahmani, ka pyetur se përse LDK-ja nuk ka dorëzuar raport në KQZ për zgjedhjet në Podujevë.
“Te zgjedhjet në Podujevë nuk është dorëzuar raporti në KQZ nga LDK-ja, pse nuk është dorëzuar e çfarë masa janë marr dhe qysh nuk ka mundësi mos me raportuar asnjë shpenzim kur e dimë se çfarë fushate ka pasur atje, pse zoti Pireva nuk është treguar kjo çështje në raportin e juaj”, ka pyetur Rrahmani.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, shprehu shqetësimin se rekomandimet po përsëriten, raporton EO.
“Që nga viti 2017 s’kemi pasur auditime, nëse i shohim rekomandimet shumica prej tyre janë të përsëritura”.
Beqa është përplasur me deputetin e VV-së Eman Rrahmani, ku tha se nuk iu kanë bërë punë mjetet e shpenzuara në Ferizaj, pasi që Rrahmani ka ironizuar me PDK për shpenzimet në fushatë.