Partitë politike borxh deri në “fyt” ndaj PZAP-së, kërcënohen me përmbarim

25.01.2020

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka paralajmëruar subjektet politike për pagesën e gjobave të papagauara të zgjedhjeve të 6 tetorit. Sipas njoftimit të PZAP-së data 31 janar është dita e fundit deri kur subjektet politike të Kosovës kanë kohë që t’ia paguajnë borxhin prej 360 mijë euro Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa […]

Partitë politike borxh deri në “fyt” ndaj PZAP-së, kërcënohen me përmbarim Foto: Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka paralajmëruar subjektet politike për pagesën e gjobave të papagauara të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas njoftimit të PZAP-së data 31 janar është dita e fundit deri kur subjektet politike të Kosovës kanë kohë që t’ia paguajnë borxhin prej 360 mijë euro Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për gjobat e shqiptuara gjatë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 6 tetor të vitit 2019.

Por në rast se partitë politike nuk i paguajnë gjobat e shqiptuara në kohën e përcaktuar nga PZAP-i mund ta iniciojë procedurën e përmbarimit.

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, por partitë politike kanë dështuar që t’i kryejnë këto obligime financiare ndaj PZAP-së.

PZAP-i, në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të 06 tetorit 2019, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike dhe atë:

Gjithsejtë gjoba: = 360,000.00 euro
Gjoba të paguara: = 84,900.00 euro
Gjoba të papaguara: = 275,100.00 euro

1. Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK = 74,850.00 euro, Nuk ka paguar
2. Partia Demokratike e Kosovës – PDK = 100,100.00 euro, Ka paguar 45,000.00 euro, nuk ka paguar 55,100.00 euro,
3. Lëvizja Vetëvendosje = 14,100.00 euro, Nuk ka paguar
4. Lista Serbe = 36,500.00 euro, Ka paguar
5. Koalicioni AAK-PSD = 89,600.00 euro, Nuk ka paguar
6. Koalicioni Nisma- AKR- PD = 33,900.00 euro, Nuk ka paguar
7. PREBK = 250.00 euro, Nuk ka paguar
8. IRDK Lendrit Qeli = 1,200.00 euro, Ka paguar
9. Koalicioni Sloboda = 5,100.00 euro, Nuk ka paguar
10. PLE = 1,100.00 euro, Ka paguar
11. VAKAT = 1,100.00 euro, Nuk ka paguar
12. KDTP = 1,100.00 euro, Nuk ka paguar