13.08.2019, 15:16

Partia e Haradinajt i përgjigjet QUINTI-t: Taksa mund të jetë e përjetshme!

Thirrja e Ambasadës së SHBA-së, të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar, për rinisje të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe heqjen e taksës, nuk i ka pëlqyer partisë së Kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, AAK.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Shkumbin Demaliaj, i tha “Gazeta Blic” se taksa nuk do të hiqet pa njohjen nga shteti serb.

“Të gjithë ambasadorët e QUINTIT është mirë me i ba presion Serbisë për me e njoft Kosovën. Taksa nuk hiqet pa njohje reciproke dhe mund të jetë e përjetshme nëse ata sillen kështu me Kosovën. Serbia ka filluar një sulm diplomatik në vende të ndryshme kundër Kosovës.Na nuk kemi vendos për mos me hy mallrat serbe por kemi vendos me pagu tarifën e caktuar që 100% nëse duan tregun Kosovar” ka thënë Demaliaj.

Për dallim nga AAK, në PDK janë shprehur të rezervuar karshi kërkesës së këtyre pesë ambasadave.

LEXO EDHE:  “Qeveria në largim s'ka kompetenca ligjore''

Deputetja nga radhët e PDK-së Blerta Deliu Kodra tha se një gjë e tillë duhet të flitet tek pas rikonstituimit të kuvendit të ri.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

“Është vendosur për seancën e shpërbërjes se kuvendit dhe partitë politike janë në përgatitje për zgjedhjet e ardhshme. I gjithë spektri politik në vend është i fokusuar tek zgjedhjet e reja pas shpërbërjes së parlamentit, dhe mbetet të shihet qeveria e re çfarë do të bëj për taksën dhe zhvillimet e tjera” ka thënë shkurt Deliu.

Me 21 nëntor të vitit të kaluar qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Kryeministri Ramush Haradinaj pati theksuar në atë kohë se marrëveshja e CEFTA-s nuk ka funksionuar mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë ishte e pashmangshme taksa.

Ndryshe, tani ka filluar të përdoret vendimi për taksën si para fushatë nga liderët e partive politike, si ideator të saj.