Parlamenti Evropian miraton mocion për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së
- 30.11.2018
- 0 komente
Parlamenti Evropian ka votuar një mocion me të cilin bëhet thirrje ndaj pesë vendeve të Bashkimit Evropian – Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë dhe Qipros që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në tekstin e këtij mocioni thuhet se “njohja do të ishte e dobishme për rivendosjen e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Klan Kosova.
Ky dokument është votuar me 393 vota për, 138 kundër dhe shtatë abstenime.
KOMENTE0
Leave a Reply