Parlamenti Evropian me shumicë votash mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

25.03.2021

Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon përmes një postimi në “Twitter”. Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë. “Në votimin plenar për raportin për Kosovën […]

Parlamenti Evropian me shumicë votash mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën Foto: Ilustrim

Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon përmes një postimi në “Twitter”.

Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.