Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi, ka thënë se ndarja e buxhetit për zgjedhje është veprim tërësisht teknik.

“Ndarja e buxhetit për zgjedhje është veprim tërësisht teknik”, ka shkruar Rrustemi në llogarinë e tij në Facebook.

“Për më tepër, këtë mund ta bëjë Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancë të rregullt apo të jashtëzakonshme e në procedurë të rregullt si përgjigje në kërkesën e KQZ-së për mjete financiare shtesë”

Kjo deklaratë e tij vjen pasi që Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri kishte thënë që sivjet nuk është ndarë buxhet për zgjedhje eventuale.

“Është normale KQZ mos me pas buxhet të planifikuar për zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse ato janë të paparashikuara në kohë”, ka reaguar Rrustemi./Gazeta Express/