Parashikimi i motit, vranët dhe me shi

01.09.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Po ashtu, nga IHMK-ja ka njoftuar se e enjtja do të jetë më dinamike sa i përket reshjeve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa […]

Parashikimi i motit, vranët dhe me shi Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Po ashtu, nga IHMK-ja ka njoftuar se e enjtja do të jetë më dinamike sa i përket reshjeve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.