Parashikimi i motit, vranësira të dendura dhe reshje shiu
- 17.01.2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot mbi vendin ton do të mbaj mot me vranësira të dendura.
IHK njofton se sot gjatë ditës së martë mbi vendin tonë do të mbaj mot me vranësira të dendura dhe mjaft dinamik, i shoqëruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Në shumë pjesë të Kosovës , kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.
Në Prizren temperaturat minimale do të jenë 6 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 15 gradë.
