Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu

12.01.2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe riga shiu, ndërkaq temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin në -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë nga 3-5 gradë. Ndërsa, në […]

Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe riga shiu, ndërkaq temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin në -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë nga 3-5 gradë.

Ndërsa, në qytetin e Prizrenit temperaturat minimale do të jenë 0 gradë, ato maksimalet do të arrijnë deri në 4 gardë.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatare deri e fortë.