Parashikimi i motit, temperaturat maksimale deri në 5 gradë

19.12.2022

Mot i thatë me mëngjese me ngrica do të na shoqëroj gjatë kësaj jave. Në ultësira do ketë kushte për mjegull, ndërkaq cilësia e ajrit do të përkeqësohet. Sot do të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell, por se në ultësira shfaqen kushte për mjegull, që vende-vende mund të mbetet gjatë gjithë ditës. Orëve […]

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale deri në 5 gradë Foto: Ilustrim

Mot i thatë me mëngjese me ngrica do të na shoqëroj gjatë kësaj jave.

Në ultësira do ketë kushte për mjegull, ndërkaq cilësia e ajrit do të përkeqësohet.

Sot do të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell, por se në ultësira shfaqen kushte për mjegull, që vende-vende mund të mbetet gjatë gjithë ditës. Orëve të mëngjesit shumë ftohtë me ngrica.

Temperaturat fillimisht në rënie ditëve të para të kësaj jave nga  -5 gradë e -4 gradë minimalet, e maksimalet 3 gradë deri 5 gradë. 

Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8 gradë maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative. 

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.