Parashikimi i motit, temperaturat deri në 16°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për këtë javë.

IHMK-ja parashikon se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të vijoj mot kryesisht i ngjashëm.

Kjo situatë meteorologjike mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./SuharekaOnline/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.