Parashikimi i motit, sot vranët dhe reshje shiu

10.01.2023

Mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm, me rënie të temperaturave me afër vlerave mesatare. Gjatë kësaj jave priten reshje shiu, që me rënie të temperaturave do të shndërrohen edhe në reshje bore. Më shumë reshje bore parashihen viseve malore që edhe do të formojnë shtresë më të qëndrueshme bore. Ndërkaq […]

Parashikimi i motit, sot vranët dhe reshje shiu Foto: Ilustrim

Mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm, me rënie të temperaturave me afër vlerave mesatare.

Gjatë kësaj jave priten reshje shiu, që me rënie të temperaturave do të shndërrohen edhe në reshje bore. Më shumë reshje bore parashihen viseve malore që edhe do të formojnë shtresë më të qëndrueshme bore.

Ndërkaq sot do të mbaj mot kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe nga mesdita reshje lokale të dobëta shiu.

Temperaturat do të sillen nga  3 deri në 7 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 6-16m/s, e të martën ndryshon drejtimin nga verilindja.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë deri ditën e martë, më pas luhatet përreth dhe mbi vlera normale.