Parashikimi i motit sot, priten reshje bore

17.02.2021

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme. Sipas njoftimit, sot në Kosovë pritet që të mbahet i ftohtë.Në mbrëmje priten edhe reshje bore apo shiu. “17.02.2021 – Pjesërisht vranët dhe ftohtë në mëngjes. Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore apo […]

Parashikimi i motit sot, priten reshje bore Foto: Ilustrim

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

Sipas njoftimit, sot në Kosovë pritet që të mbahet i ftohtë.
Në mbrëmje priten edhe reshje bore apo shiu.

“17.02.2021 – Pjesërisht vranët dhe ftohtë në mëngjes. Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt.

Temperaturat në vise të ulëta -7C deri 5C, e në vise malore -10C deri 3C.

Kryesisht qetë, me erëra të lehta drejtimesh të ndryshme 1-2m/s.

Indeksi UV: 3. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kohëpaskohe edhe në jashtëzakonisht të dobëta”, thuhet në njoftim.