Parashikimi i motit, sot me vranësira dhe riga shiu

06.12.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende –vende me kushte për riga të intensitetit të dobët. IHMK njofton se në mëngjes parashihet të ketë mjegull mesatare deri të dendur. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të […]

Parashikimi i motit, sot me vranësira dhe riga shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende –vende me kushte për riga të intensitetit të dobët.

IHMK njofton se në mëngjes parashihet të ketë mjegull mesatare deri të dendur.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.

Sipas IHMK-së bëhet e ditur se në Prizren gjatë ditës së martë temperaturat minimale do të jenë 4 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 11 gradë.