Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 9 gradë
- 28.12.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell.
IHK njofton se temperaturat do të lëvizin nga – 1 deri në 9 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë ditës së mërkurë në qytetin e Prizrenit temperaturat minimale do të arrijnë 0 gradë, ndërsa ato maksimale deri në 9 gradë.
Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 m/s.
