Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashikohet të mbajë mot i vranët.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik bëhet e ditur se në Prizren temperaturat minimale do të jenë 3 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 17 gradë.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.