Parashikimi i motit për sot, temperaturat -2 deri në 8°C

25.11.2020

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe sot. Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi gadishullin e Ballkanit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm […]

Parashikimi i motit për sot, temperaturat -2 deri në 8°C Foto: Ilustrim

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe sot.

Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi gadishullin e Ballkanit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm si rrjedhojë e masave pasive të ajrit dhe elementeve tjerë meteorologjikë.

Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira dhe rrëzë maleve. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.