Parashikimi i motit për sot, reshje shiu dhe bore

25.12.2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe bore. Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj në prishjen e ekuilibrit termik në […]

Parashikimi i motit për sot, reshje shiu dhe bore Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe bore.

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj në prishjen e ekuilibrit termik në të dy vlerat ekstreme.

Nga ana tjetër vranësirat të cilat gjenden për momentin mbi territorin tonë do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore.

Dita e premte do të vazhdoj të mbetet me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-11gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-9m/s.