Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot 08 dhjetor, 2020 do të ketë reshje shiu në disa vende, ndërsa në viset malore reshje bore.
Temperaturat në nivel vendi parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në veriperëndim, shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri në 15 m/s.