Në zona të caktuara, reshjet pritet të jenë në formë të rrebesheve kalimtare dhe ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 42 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.