Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

  • 04.02.2023
<strong>Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim</strong>

Ditën e shtunë po parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira, me të reshura shiu e bore.  Nga dita e dielë mot i acartë do të kaploj vendin, me ditë të akullta, ku temperaturat maksimale do të mbesin nën 0C. 

Të dielën e të hënën mbeten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, derisa nga dita e martë do të ketë më shumë intervale me diell.

Këtë fundjavë edhe po parashihet të frynë erëra të fuqishme veriore e veriperëndimore edhe deri në 18m/s, apo mbi 60km/h. 


Nga komuna e Istogut mund të jenë edhe më të stuhishme, në bazë të modeleve numerike në bjeshkët e Moknës edhe mbi 100km/h lokalisht.

Patjetër që këto erëra do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, gjë që indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të mira dhe të pranueshme.

4.02 – Kryesisht me vranësira dhe erë.  Herët në mëngjes reshje bore.  Ditën reshje shiu e bore që deri në mbrëmje shndërrohen në të reshura bore.

5.02 – Acar. Kryesisht me vranësira dhe erë.  Kohë pas kohe me mundësi për ndonjë rrebeshe të shkurtë bore.

6.02 – Acar me vranësira dhe intervale me diell.  Mundësi për rrebeshe të shkurta bore.

7.02 – Mot i acartë, pjesërisht i vranët.  Ditën intervale me diell.

8.02 – Mot i thatë dhe acartë, me diell dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.

Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme.  Maksimalet zbresin edhe nën 0C, në -3C ditën e diel dhe të hënë, e ato minimale deri në -10C.  Shkaku i erërave të fuqishme ndjesia subjektive apo windchilli mund të zbres edhe deri në -15C.

Shtypja atmosferike pas një rënie ditën e shtunë, shënon një rritje të shpejtë lartë mbi vlera normale.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë