Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme
Çlirim Gashi

13.06.2021 / Lajme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme në vend. .

Sipas PW, në fundjavë mbetet mot jostabil me shi e bubullima, derisa ditëve të para të javës pritet të ketë mot me vransira e intervale me diell, pa të reshur.

Nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi.  Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët.  Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë.

Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare.

LEXO EDHE:  Moti sot i nxehtë dhe me vapë, temperaturat deri në 38 gradë Celsius

13.06 – Kryesisht me vransira.  Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima.  Në mbrëmje me kthjellime.

14.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe erë.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

15.06 – Vransira dhe intervale me diell.

16.06 – Vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë.  Minimalet luhaten nga 8C deri 11C, e maksimalet nga 22C zbresin deri në 18C ditën e hënë, e deri të mërkurën me tendencë të rritjes në 25C.

Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale./SuharekaOnline/

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit

3

2 orë më parë / Lajme

PDK të enjten zgjedh Kryesinë e re