Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

24.08.2022

Kushte të motit jostabil mbeten edhe ditëve të ardhshme, me mundësi për rrebeshe e bubullima. Temperaturat në rritje, edhe deri në 30C në fundjavë, parashikon “Prishtina Weather”. 24.08.2022 – Mot i ndryshueshëm po paraqitet edhe për ditët e ardhshme, megjithëse do të ketë intervale më të gjata me diell gjatë ditës.  Mirëpo orëve më të […]

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme Foto: Cloud in blue sky

Kushte të motit jostabil mbeten edhe ditëve të ardhshme, me mundësi për rrebeshe e bubullima. Temperaturat në rritje, edhe deri në 30C në fundjavë, parashikon “Prishtina Weather”.

24.08.2022 – Mot i ndryshueshëm po paraqitet edhe për ditët e ardhshme, megjithëse do të ketë intervale më të gjata me diell gjatë ditës.  Mirëpo orëve më të vona të pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime edhe të rrebesheve me bubullima, që mund të jenë më të përhapura mbi vend ditën e premtë dhe shtunë.  Ditën e diel dhe hënë, rrebeshet më shumë mbeten më të izoluara përgjatë viseve malore.

Cilësia e ajrit në mbetet me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira ditëve të ardhshme.  Për ditën e shtunë mund të ketë rritje në koncentrimet e grimcave të materies, që vendosin indeksin edhe në vlera mesataret, aty këtu edhe në të dobëta përkohësisht.

Datat:

25.08 – Fillimisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell.  Pasdite vonë vende-vnede priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima. 

26.08 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.  Vonë pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi për rrebeshe me bubullima.

27.08 – Nxehtë, me diell, e ditën edhe me vransira.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje me mundësi për rrebeshe me bubullima.

28.08 – Kryesisht me diell e nxehtë.  Pasdite më vonë, mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përreth viseve malore.

29.08 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.  Përreth zonave malore pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

Temperaturat gradualisht në rritje.  Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 17C, ndërsa maksimalet ndërmjet 27C deri 30C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, e në fundjavë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale, me një tendencë të rënies deri ditën e shtunë.