Parashikimi i motit për këtë javë, vranësira dhe intervale të shkurta me diell

30.01.2023

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave parashihet të jetë me mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell. Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit […]

Parashikimi i motit për këtë javë, vranësira dhe intervale të shkurta me diell Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave parashihet të jetë me mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.

Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius. Rigat e dobëta parshihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte.

Edhe pse keto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin .

Reshje të intensitetit mesatar parshihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës..

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.