Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat deri në 27 gradë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat deri në 27 gradë
Çlirim Gashi

02.05.2021 / Lajme

Mot me diell e me reshje të ulëta shiu parashikohet për javen e ardhshme në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 21-27 gradë. 

“Shi me intensitet të dobët parashihet të ketë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, të mërkurën dhe të enjten, duke mos e përfshirë gjithë territorin e vendit. Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta”, njofton IHMK.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

RAPORTO