Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperatura minimale deri në -10 gradë Celsius

10.01.2021

Gjatë javës së ardhshme pritet të ulen edhe më shumë temperaturat në Kosovë. Prishtina Weather paralajmëron ulje të temperaturave në pjesën e dytë të javës së ardhshme. Sipas kësaj faqe, në fundjavë temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C. Krejt kjo si pasojë e Ciklonit Filomena me qendër në Spanjë, e që gjatë ditë […]

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperatura minimale deri në -10 gradë Celsius Foto: Ilustrim

Gjatë javës së ardhshme pritet të ulen edhe më shumë temperaturat në Kosovë.

Prishtina Weather paralajmëron ulje të temperaturave në pjesën e dytë të javës së ardhshme.

Sipas kësaj faqe, në fundjavë temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C.

Krejt kjo si pasojë e Ciklonit Filomena me qendër në Spanjë, e që gjatë ditë së nesërme pritet të arrijë edhe në vendin tonë.

Njoftimi i plotë:

Pas të reshurave, në pjesën e dytë të javës vjen acari dhe ditët e akullta. Në fundjavë temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C. 10.01.2021 – Cikloni Bartosh apo stuhia Filomena siq u emërtua në Spanjë këto ditë, gjatë natës dhe ditën e nesërme kalon nga vendi ynë.

Gjatë ditës së sotme po sjell të reshura shiu, e vonë gjatë natës reshjet mund të shndërrohen edhe në borë.

Në ditët e para të javës në vijim rajoni ynë mbetet ende nën ndikim të kalimit të ciklonit më në jug të rajonit, e më në fund masat e ftohta ajrore do të shtrihen edhe nga vendi ynë, e si rrjedhojë do të mbajë mot kryesisht me vransira, herë herë priten edhe reshje të dobëta lokale të borës. Ditën e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë, sërish paraqet mundësi për reshje bore. Në pjesën e dytë të javës, ciklone me masa të ftohta ajrore nga Arktiku, zbresin nga rajoni ynë ku do të mundësojnë mot më të ftohtë dhe mundësi për reshje të dobëta bore.Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, temperaturat minimale ka gjasa të zbresin edhe nën -10C, e në vlera negative temperaturat mund të mbeten edhe gjatë ditës, që ndryshe këto ditë njihen edhe si ditë të akullta.

Depërtimi i cikloneve që po mundëson një qarkullim më të mirë ajror, po mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e ku indeksi i cilësisë së ajrit edhe në ditët e ardhshme mbetet në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e vende-vende do të kaloj edhe në të dobëta dhe shumë të dobëta.
11.01 – Herët në mëngjes vende-vende reshjet e shiut shndërrohen në borë. Paradite kryesisht me vransira. Ditën reshje lokale shiu, e që shndërrohen edhe në borë, vende-vende edhe shi i akullt.
12.01 – Ftohtë, kryesisht me vransira, herë herë me mundësi për reshje të dobëta lokale bore.
13.01 – Pjesërisht vranët, ditën edhe me intervale me diell. Në mëngjes nëpër ultësira me mundësi për mjegull/mjegullinë. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta bore.
14.01 – Paradite me kthjellime, ditën me vransira, e në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta bore.
15.01 – Më ftohtë, në mëngjes me reshje bore. Ditën reshjet pushojnë e priten edhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rënie, me minimale që lëvizin nga -5C deri -1C, e maksimale ndërmjet 0C dhe 3C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-10m/s.Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.