Parashikimi i motit për javën e ardhshme, pritet rënie e temperaturave, shi e bubullima

Ditëve të para të javës vazhdon mot i nxehtë. Nga e mërkura temperaturat në rënie, e të premten më freskët.  Të martën e mërkurën priten edhe reshje shiu me bubullima, parashikon “Prishtina Weather”.

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, pritet rënie e temperaturave, shi e bubullima

3.07.2022 – Vapa afrikane parashihet të përfundoj nga mesi i javës vijuese.  Orëve të pasdites ditën e martë edhe parashihen sërish rrebeshe e bubullima, ndërsa ditën e mërkurë do të ketë reshje lokale shiu, më të përhapura në vend. Dita e enjte sjell më shumë intervale me diell, e të premten do mbajë mot më i freskët, me mundësi për riga lokale shiu..

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira.  Orëve të pasdites rritje shënon ozoni sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo edhe të dobëta, sidomos në ditë të kthjellëta me më shumë diell.


Indeksi i rrezeve ultraviolete ditëve të para të javës mbetet në vlera shumë të larta, ndaj edhe rekomandohet që t’i ikim ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.

Datat:

4.07 – Nxehtë.  Paradite kryesisht me diell.  Pasdite pjesërisht vranët, me mundësi për rrebeshe e bubullima, kryesisht rreth viseve malore.

5.07 – Paradite kryesisht me diell.  Ditën nxehtë, me zhvillime të vransirave, e më vonë edhe rrebeshe me bubullima.

6.07 – Kryesisht me vransira dhe jo aq nxehtë.  Priten edhe reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.

7.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

8.07 – Kryesisht me vransira dhe më freskët.  Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat në rënie graduale, minimalet zbresin nga 18C deri në 15C e 14C, ndërsa maksialet, deri të marten rriten në 34C, e të mërkurën zbresin në 28C, të premten edhe deri në 22C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu e verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë