Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHK: Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHK: Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore
Çlirim Gashi

20.06.2021 / Lajme


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme pritet të mbizotërojë mot i nxehtë në vendin tonë.

Poashtu IHK thekson se masat e nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore.

Njoftimi i plotë:

Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme.

Kjo situate meteorologjike do të kushtëzoj mot të nxehtë dhe me vapë. Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore.

Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit