Parashikimi i motit për javën e ardhshme

18.04.2021

Moti i paqëndrueshëm që po mban në fundjavë, do të mbetet edhe gjatë javës në vijim. Të hënën sërish priten reshje shiu, vende-vende edhe mund të jenë pak më intensive, e të martën të shoqëruara edhe me bubullima. Sipas Prishtina Weather, ditën e mërkurë e të enjte do të ketë intervale më të gjata me […]

Parashikimi i motit për javën e ardhshme Foto: Ilustrim

Moti i paqëndrueshëm që po mban në fundjavë, do të mbetet edhe gjatë javës në vijim.

Të hënën sërish priten reshje shiu, vende-vende edhe mund të jenë pak më intensive, e të martën të shoqëruara edhe me bubullima.

Sipas Prishtina Weather, ditën e mërkurë e të enjte do të ketë intervale më të gjata me diell, megjithëse të mërkurën mbeten mundësi për reshje lokale shiu.

“Nga e premtja sërish rikthehen reshjet e shiut që vazhdojnë edhe ditën e shtunë.

Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e diel mund të kemi një periudhë pa të reshura me më shumë diell, si dhe një rritje të temperaturave mbi vlera mesatare.

Cilësia e ajrit edhe ditëve të para të javës në vijim mbetet në vlera të pranueshme dhe mesatare.

Vetëm orëve të mbrëmjes, mund të kaloj shkurtimisht në vlera të dobëta.

19.04 – Kryesisht vranët. Nga mëngjesi kohëpaskohe priten reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë të intenzitetit mesatar. Në viset malore priten reshje bore.

20.04 – Kryesisht me vransira. Orëve të pasdites priten reshje lokale shiu me bubullima.

21.04 – Pjesërisht vranët, me më shumë diell. Pasdite me mundësi për reshje lokale shiu.

22.04 – Paradite me kthjellime. Ditën do të ketë shtim të vransirave, por mbeten edhe intervale me diell.

23.04 – Kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu kohëpaskohe.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C dhe 4C, e të premten edhe deri në 6C.

Maksimalet luhaten nga 11C deri 14C, e ditën e enjte mund të arrijnë në 17C”, thuhet në njoftim.

Pas të hënës ku pritet të fryj erë verlindore 4-9m/s, në ditët vijuese do të fryj më shumë erë nga jugperëndimi 3-9m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në pjesën e dytë të javës.