Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë
Çlirim Gashi

26.03.2021 / Lajme

Sipas Prishtina Weather në ditët e fundjavës mot më i butë, me vranësira dhe intervale me diell.  

Javën e ardhshme kryesisht me vranësira, e me mundësi për reshje të dobëta shiu.

Ditëve të fundjavës do të mbajë mot i butë, të shtunën kryesisht me diell, e ditën e diel me vranësira dhe intervale me diell, e vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rigë lokale shiu.

E në tri ditët e fundit të muajit mars do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por edhe me intervale me diell gjatë ditës, e nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta shiu të hënën dhe pasditen e së mërkurës.

Periudha më të gjata të qetësisë që priten në ditët në vijim, do të ndikojnë që ndotësit ajror të mbeten më të koncentruar pranë sipërfaqes, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet më gjatë në vlera të dobëta, vetëm gjatë ditës kur mund të fryjnë erëra, cilësia e ajrit shënon përmirësim në vlera mesatare, e vende-vende edhe të pranueshme.

27.03 – Pas mëngjesit me ngrica.  Ditën më butë dhe kryesisht me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje intervale me vranësira.

28.03 – Butë, vranësira dhe intervale me diell.

29.03 – Kryesisht me vranësira, e orëve të mëngjesit me mundësi për riga lokale shiu.

30.03 – Kryesisht me vranësira.

31.03 – Kryesisht me vranësira, e orëve të pasdites priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale ditën e enjte pësojnë rënie gradualisht në rritje, nga -2C deri në 3C, e maksimalet shënojnë përreth vlerave mesatare dhe lëvizin ndërmjet 12C dhe 14C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-6m/s, e nga e diela nga verilindja  4-9m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.

RAPORTO