Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Dy ditët e ardhshme pritet të mbaj mot i vranët dhe i ftohtë.

Sipas Prishtina Weather ditën e martë do të kemi mot pjesërisht të vranët dhe të ftohtë sidomos në mëngjes.

Temperaturat në vise të ulëta -11C deri 2C, e në vise malore -16C deri -1C.  Kryesisht qetë me erëra të lehta drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. 

Indeks UV: 3.  Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të dobëta, herë-herë edhe shumë të dobëta.

17.02.2021 – Pjesërisht vranët dhe ftohtë në mëngjes.  Ditën vranësirat do të shtohen, e në mbrëmje shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt. 

Temperaturat në vise të ulëta -7C deri 5C, e në vise malore -10C deri 3C.  Kryesisht qetë, me erëra të lehta drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. 

Indeksi UV: 3. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kohëpaskohe edhe në jashtëzakonisht të dobëta.

RAPORTO