Sipas këtij instituti, do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Ndërsa, të enjten parashihen intervale të shkurta me diell.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 24-25.11.2021
Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Të enjten parashihen intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.
