Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

27.08.2020

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar motin për dy ditët e ardhshme 28-29 gusht. Sipas IHK-së do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë, gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Nuk parashikohen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 […]

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar motin për dy ditët e ardhshme 28-29 gusht.

Sipas IHK-së do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë, gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Nuk parashikohen reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, prandaj kujdes orëve të mesditës, sepse kontakti direkt me këto rreze shkakton pasoja te një shtresë e popullatës me probleme të sëmundjeve kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.