Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

19.08.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. “Do të mbajë mot me diell […]

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.

Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.