Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

09.07.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë. Fushat me presion të lartë që ishin prezent gjatë ditëve të fundit dalëngadalë po dobësohen. Në fushat barike do të ketë rënie duke ndikuar në çrregullimin e kushteve meteorologjike. Vranësirat e dendura të cilat […]

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë.

Fushat me presion të lartë që ishin prezent gjatë ditëve të fundit dalëngadalë po dobësohen. Në fushat barike do të ketë rënie duke ndikuar në çrregullimin e kushteve meteorologjike.

Vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Gjatë këtyre proceseve fizike nuk do të mungojnë rrezet e diellit duke ndikuar në rritjen e grafikut termik në vlera relativisht të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes.