Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

19.12.2021

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius. Nga IHK thuhet se të hënën vende-vende parashihen edhe fjolla të dobëta bore.  Njoftimi i plotë: Parashikimi i motit për pesë ditë (20 – 24 dhjetor 2021)Do të mbajë mot i […]

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme Foto: Ilustrim

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

Nga IHK thuhet se të hënën vende-vende parashihen edhe fjolla të dobëta bore. 

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (20 – 24 dhjetor 2021)Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Prezenca e masave ajrore nga veriu do të ndikoj që në fushat termike të kemi rënie, sidomos në vlerat e minimaleve.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius. 

Të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore.

Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.