Parashikimi i motit për ditën e sotme: Diell dhe vranësira të shpërndara, por priten edhe reshje të lehta
para 34 dite
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Gjatë ditës, vranësirat parashikohet të dendësohen, duke krijuar kushte për riga shiu dhe reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C dhe -3°C, ndërsa ato maksimale nga 3°C deri në 6°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.
IHMK-ja këshillon qytetarët që të jenë të përgatitur për ndryshime të mundshme të motit dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet e tyre.