Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

16.01.2022

Sipas këtij instituti, gjatë të martës në disa vende mund të ketë edhe reshje, intensiteti i të cilave pritet të rritet nga dita e enjte. Njoftimi i plotë: Parashikimi i motit për pesë ditë (17 – 21 janar 2022) Java fillon me mot kryesisht të ngjashëm. Të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të […]

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme Foto: Ilustrim

Sipas këtij instituti, gjatë të martës në disa vende mund të ketë edhe reshje, intensiteti i të cilave pritet të rritet nga dita e enjte.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (17 – 21 janar 2022)

Java fillon me mot kryesisht të ngjashëm. Të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta. Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.