Parashikimi i motit në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët në vijim, moti do të shkojë duke u përmirësuar.

Të mërkurën pritet të jetë me diell, por ftohtë, kurse të enjten pritet të rriten temperaturat, si ajo minimale ashtu edhe ajo maksimale.

“Vranësirat do të zhvendosen në drejtim të juglindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli. Këto rreze nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, sidomos ditën e mërkurë për shkak të prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se “Nga dita e enjte priten rritje të temperaturave maksimale, duke bërë që grafiku i fushave termike të jetë konstant me vlerat e mesatareve për muajin që jemi. Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në zero apo në -1 gradë Celsius, në viset malore minimalet priten të regjistrojnë vlerat -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius”.

RAPORTO