Parashikimi i motit në Kosovë për ditët e ardhshme

Në fundjavë ngrohtë, të shtunën kryesisht me diell e ditën e diel me mundësi për reshje lokale shiu.

Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell do të mbajë edhe ditën e shtunë. Ditën e diel një front i ftohtë do të kalojë mbi rajon, që do të sjellë mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë, derisa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditëve të para të javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, por i ngrohtë, e orëve të pasdites priten mundësi për reshje lokale shiu, të cilat ditën e hënë mund të shoqërohen edhe me bubullima, bën të ditur PW.

Parashikimi për periudhën 25-29 prill:

25.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vranësira kalimtare, ndërsa pasdite me pak vranësira lokale.

26.04 – Ngrohtë. Herët në mëngjes pjesërisht vranët. Ditën priten zhvillime të vranësirave lokale, me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

27.04 – Ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

28.04-29.04 – Ditën e martë ngrohtë dhe kryesisht me diell. Rreth viseve malore pasdite mundësi për reshje lokale shiu. Të mërkurën ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 8C, e maksimale nga 20C deri në 24C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-9m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

RAPORTO