Parashikimi i motit në Kosovë, diell e vranësira – pasdite reshje shiu

  • 28.07.2022
Parashikimi i motit në Kosovë, diell e vranësira – pasdite reshje shiu

Nga dita e premte dhe shtunë, sërish na presin kushte të motit më të nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa vonë të shtunën afrimi i një sistemi frontal mundëson rrebeshe shiu.

Prej së dieles do të ketë ndryshim të kushteve meteorolgjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vransira, e të hënën kthjellime.


Në kushte të kthjellimeve dhe motit më të nxehtë nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta.

Megjithëse do të ketë edhe vransira ditën e enjte, nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

28 korrik – mbetet nxehtë, me diell e vransira.  Orëve të pasdites priten zhvillime të stuhive me shi, erë, lokalisht edhe breshër.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

29 korrik – kryesisht me diell e më nxehtë.

30 korrik – shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Vonë në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

31 korrik – jo aq nxehtë, kryesisht me vransira, aty këtu me mundësi për riga lokale shiu.

01 gusht- pjesërisht vranët, me intervale më të  gjata me diell dhe shumë ngrohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, deri të hënën  zbresin në 14C. Maksimalet shkojnë deri në 35C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28C e 27C ditën e diel dhe të hënë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë