Parashikimi i motit, mengjesi me ngrica dhe mjegull – mesdita me temperatura pranverore

02.01.2023

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot pothuajse i ngjashëm, si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin Ballkanik. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mëngjesi i sotëm do të vazhdojë të jetë me ngrica dhe mjegull, ndërsa mesdita me temperatura pothuajse pranverore. Minimalet e ditës parashihet të sillen prej -1 deri […]

Parashikimi i motit, mengjesi me ngrica dhe mjegull – mesdita me temperatura pranverore Foto: Ilustrim

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot pothuajse i ngjashëm, si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin Ballkanik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mëngjesi i sotëm do të vazhdojë të jetë me ngrica dhe mjegull, ndërsa mesdita me temperatura pothuajse pranverore.

Minimalet e ditës parashihet të sillen prej -1 deri në 0 grandë Celsius, ndërsa maksimalet prej 8 deri në 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.