Parashikimi i motit, mëngjesi me mjegull dhe ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot, 28 nëntor, 2020.
IHMK njofton se do të mbajë mot i ngjashëm si ditët e kaluara.
Në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.