Parashikimi i motit gjatë dy ditëve të ardhshme, maksimalet e ditës deri 11 gradë Celsius

21.01.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët deri mesatar. Për shkak të prezencës së masave të ajrit nga […]

Parashikimi i motit gjatë dy ditëve të ardhshme, maksimalet e ditës deri 11 gradë Celsius Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.

Vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët deri mesatar.

Për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, nuk parashihet të ketë ngrica, ndërsa mjegull të dobët parashihet vetëm për rreth viseve të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.