Parashikimi i moti për sot, vranësira dhe reshje shiu në disa vende

19.11.2024

Sipas parashikimit të meteorologëve sot do të ketë mot me vranësira dhe reshje shiu.

Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i ndryshueshëm. Mëngjesi do të jetë i mbuluar me mjegull, veçanërisht në zonat e ulëta. Pasdite, pritet të ketë një rritje e ndjeshme e vranësirave, duke sjellë reshje shiu në disa pjesë të vendit.

Në zonat e Rrafshit të Dukagjinit, këto reshje mund të jenë edhe në formë të rrebesheve të shkurtra. Era do të fryjë me intensitet mesatar, duke ndryshuar drejtim gjatë ditës. Temperaturat do të lëvizin në një interval të gjerë, ato minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.