Parandalohet kontrabanda e 350 palë mbathjeve sportive në Prizren

06.06.2024

Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e 350 palë mbathjeve sportive.

Parandalohet kontrabanda e 350 palë mbathjeve sportive në Prizren

“Në regjionin e Prizrenit, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe e kanë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar një sasi prej 350 palë mbathje sportive pa prejardhje, që besohet se janë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale”, njofton Dogana.

Gjithashtu bëhet e ditur se këto mbathje sportive janë marka të falsifikuara, duke shkelur ligjin për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale.

Etiketat

Ofertat e fundit