Paralajmëron SBASHK, greva mund të zgjasë me muaj!
Gjatë ditës, kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur se të gjitha orët e humbura, si shkak i grevës në arsim do të kompensohen. Por, një deklaratë e tillë nuk është mirëpritur nga SBASHK-u. Sot është dita e tetë e grevës së mësimdhënësve në gjithë Kosovën, të cilët po kërkojnë ngritjen e koeficientit. “Ndoshta greva do të […]
Gjatë ditës, kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur se të gjitha orët e humbura, si shkak i grevës në arsim do të kompensohen.
Por, një deklaratë e tillë nuk është mirëpritur nga SBASHK-u.
Sot është dita e tetë e grevës së mësimdhënësve në gjithë Kosovën, të cilët po kërkojnë ngritjen e koeficientit.
“Ndoshta greva do të zgjasë edhe me muaj. Nuk duhet institucionet të kërkojnë që të zëvendësohen ditët e humbura”, tha Ymer Ymeri menaxher i financave në SBASHK.